Katari do të përfshihet në kualifikimet e Evropës për Botërorin 2022 të futbollit, të cilin do ta organizojë ajo.
Ideja është të balancojë grupet, e po ashtu nikoqiri të ketë mjaftueshëm ndeshje përgatitore për Botëror.
Katari do të vendoset në Grupin A ku gjendet Republika e Irlandës, Portugalia, Luksemburgu, Serbia dhe Azerbajxhani.
“Pasi Katari është kualifikuar tashmë në Botërorin 2022 si nikoqir, UEFA e ka ftuar t’i bashkohet ekipeve të Grupit A për të ndihmuar skuadrën të përgatitet për turne”, thuhet në një deklaratë të shkurtër të UEFA-s, raporton Independent.