Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati pret më shumë hapësirë te Cittadella

Elhan Kastrati, portieri shqiptar i Cittadellas, do të jetë në detyrë për duelin tjetër në Serie B kundër Pescaras.

Ai e vlerëson këtë ndeshje të rëndësishme pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Pescaras si dhe pati fjalë të mira dy lojtarë të ekipit kundërshtar, përfshirë këtu mesfushorin e Shqipërisë, Ledian Memushajn.

“Në Pescara u rrita nga pikëpamja njerëzore dhe profesionale. Gjithmonë jam ndier rehat me të gjithë, por zgjodha të largohem për t’u përpjekur të gjej hapësira dhe vazhdimësi. Konkurrenca me Fiorillon ishte e vështirë”, tha Kastrati.

“Skuadra e Pescaras duhet t’i mbajë në ekip Fiorillon dhe Memushajn. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ekipin, me përvojë dhe të mësuar për të reaguar në faza të caktuara”, përfundoi Kastrati 23-vjeçar.

Cittadella e Kastratit në pesë ndeshjet e para ka arkëtuar 10 pikë, ndërsa Pescara është në krizë të thellë, pas gjashtë dueleve të luajtura ka vetëm një barazim e pesë humbje.