Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati: Ndikuan lodhja dhe mungesa e qendrës

Erjon Kastrati ka thënë se Kosovës i ka ndikuar lodhja dhe mungesa e një lojtari në qendër në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Kosova ka pësuar humbje shokuese të dielën mbrëma në Mitrovicë. Ajo u mposht nga Norvegjia me shifrat 95:92.

Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimisht prej pesë minutave. Pas 40 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 81:81.

“Shumë vështirë ta bëj analizën e lojës. Lodhja dhe rrotacioni i shkurtër dhe mungesa e një qendre mendoj se kanë qenë faktorë kryesor në disfatën tonë. Nuk e di as unë. Në pjesën e parë kemi vrapuar, kemi shpenzuar shumë energji. Edhe norvegjezëve u ka rënë energjia, por ne nuk kemi pasur asnjë zgjidhje për lojtarin me numër shtatë të tyre. Unë jam i gatshëm për Kosovën të luaj në çdo pozitë. Nëse edhe më kërkohet të mos luaj, unë e bëj edhe atë. Ne duhet të shkojmë për fitore në Danimarkë edhe pse do të jetë e vështirë, por jo edhe e pamundur”, ka thënë Kastrati pas ndeshjes.