Kanë kaluar tetë vjet që kur Pajtim Kasami shënoi një nga golat më të bukur në histori të Premier Leagues së Anglisë. Ai pranoi një top me gjoks dhe nga një pozitë e vështirë shënoi gol të bukur për barazimin 1:1 kundër Crystal Palace.
Kasami ka pranuar një ofertë nga Olympiacosi, por futbollisti shqiptar insiston se nuk dëshiron largimin nga Baseli.
“Kishte një ofertë, por ndryshimi është jashtë tavolinës”, ka thënë Kasami për “Blick”.
Me Baselin, Kasami ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por, ai nuk ka nisur ende bisedimet me skuadrën zvicerane për vazhdimin e kontratës.
“Më tërheq të bëhem kampion me Baselin”, është shprehur ish-futbollisti i skuadrave të Serie A dhe Premier Leagues. Ai më herët ka luajtur edhe për Zvicrën.