Karateisti Betim Maliqi ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Budapest të Hungarisë, ka bërë të ditur Federata e Karatesë së Kosovës.
“Medalja e parë e bronztë e Përfaqësueses së Kosovës nga Kampionati Evropian në karate që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Këtë e arriti Betim Maliqi në kategorinë e juniorëve deri 68 kg”, thuhet në njoftimin e FKK-së, transmeton Koha.net.
FKK-ja bën të ditur se Maliqi fitoi nga garuesi Qipros, pastaj humbi nga kampioni i botës dhe evropian garuesi nga Turqia, kurse në garën për medalje të bronztë (Repasazh) mundi garuesit nga Skocia, Gjeorgjia dhe në finale të medaljes së bronztë mundi të parin e botës dhe të tretin e Evropës, garuesin nga Polonia me rezultat 6:0.