Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Maliqi fiton të bronztën në Evropianin e karatesë

Betim Maliqi

Karateisti Betim Maliqi pati ditë të madhe të shtunën në Yerevan të Armenisë. 

Luftën për medalje të bronztë në repesazhin e kategorisë deri në 75 kilogramë, e shfrytëzoi plotësisht. 

Maliqi 23-vjeçar e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të karatesë që po organizohet në kryeqendrën armene. 

Ai ishte duke humbur 4:2 në luftën vendimtare nga italiani Daniele De Vivo. Por një lëvizje e shkëlqyer e tij një sekondë para fundit, ia siguroi medaljen. Karateisti 23-vjeçar i Kosovës fitoi me rezultatin 5:4.

Gëzimi i tij ishte shumë i madh. Përqafoi fort trajnerin e tij, Agron Tosuni, dhe u largua nga arena. 

Edhe Maliqin e motivon medalja e parë evropiane si senior Luftarake Maliqin e motivon medalja e parë evropiane si senior

Maliqi e nisi garën me fitore 2:1 ndaj kroatit Ivan Martinac. 

Dominues ishte ndaj rumunit Iordache Gabriel Aurelian pas fitores 8:0. 

Në raundin e katërt ishte më i mirë se ukrainasi Andrii Zaplitnyi. 

Por, Maliqi nuk arriti të kalojë në finale, pas humbjes me rezultat minimal 1:0 nga garuesi i Malit të Zi, Nemanja Mikuliq. 

Por, Maliqi të shtunën nuk gaboi përballë karateistit italian dhe iu gëzua suksesit madhor në ngjarjen evropiane. 

Edhe Maliqi lufton për medalje të bronztë në Evropian Luftarake Maliqi lufton për medalje të bronztë në Evropian

Betim Maliqi, Elhami Shabani dhe Herolind Nishevci janë karateistët e vetëm në histori të Kosovës që kanë medalje evropiane për senior.

VIDEO: