Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karateistët zhgënjejnë në Botërorin për të rinj

Plot 16 karateistë e kanë përfaqësuar Kosovën në kampionatin botëror për kadetë, juniorë dhe karateistë deri 21-vjeç, që të dielën përfundoi në Tenerife të Spanjës.

Ky vlerësohet një numër i madh pjesëmarrësish për një vend të vogël si Kosova. Por i madh nuk ishte edhe numri i medaljeve apo i sukseseve të kosovarëve të rinj në botëror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, munguan plotësisht. Ndonëse është garuar në shumë kategori e në shumë grupmosha, kosovarët ishin larg zonës së medaljeve, shkruan sot Koha Ditore.

Vetëm një prej pjesëmarrësve pati plasman. Donart Vitija garoi në kategorinë deri 76 kilogramë për grupmoshën e juniorëve dhe u rendit i 11-ti. Kosovarët e tjerë nuk janë futur në mesin e karateistëve me plasman.

Botërori që nisi më 25 tetor kishte pjesëmarrje rekorde, ka njoftuar Federata Botërore e Karatesë. Karateja do të debutojë si sport olimpik në "Tokio 2020" dhe interesimi për këtë disiplinë luftarake është rritur shumë në vitet e fundit. Është rritur edhe konkurrenca. Në botërorin për të rinj garuan mbi 1.700 karateistë nga 110 shtete botërore. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.