Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karateistët mbyllin pa medalje Lojërat Mesdhetare

Melos Gashi është karateisti i fundit i Kosovës që u eliminua në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022" në Algjeri.

Gashi, të hënën, u mposht në raundin e parë në kategorinë deri në 84 kilogramë, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ai pësoi humbje nga francezi Dany Makamata.

"Kanë përfunduar garat për karateistët tanë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Pas Fortesa Oranës, edhe Melos Gashi u ndalë në raundin e parë të kategorisë -84 kg", thuhet në njoftimin e KOK-ut.