Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karate, Nishevci i pesti në Roterdam

Karateisti më i mirë i Kosovës për vitin 2017, Herolind Nishevci, ka dalë i pesti në garën Premier League “Rotterdam 2018”, që u mbajt në fundjavë në Roterdam të Holandës.

Nishevci, që garon në kategorinë mbi 84 kilogramë, pësoi humbje në luftën për medalje të bronztë. U mposht 3:2 nga karateisti francez Mehdi Filali, shkruan sot “Koha Ditore”.

Luftën e parë e fitoi ndaj amerikanit Irr Brian, pësoi disfatë nga gjermani Horne, kurse në repesazh mposhti italianin Marino Simone. Nishevci javën e shkuar fitoi medalje të artë në Salzburg të Austrisë.