Vetëm një luftë për medalje kanë siguruar karateistët kosovarë në ditën e parë të kampionatit evropian, shkruan sot Koha Ditore.
Evropiani i 52-të i karatesë për seniorë nisi të enjten në Kocaeli të Turqisë. Kosovën e përfaqësuan numër i madh karateistësh, por te lufta për medalje arriti vetëm Herolind Nishevci, i treti në botërorin e vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi të dielën do të garojë për medalje të bronztë në evropian. Nishevci garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë, në luftëra. Nisi me një fitore 2:0 ndaj Ahmad Abu Basal të Izraelit, ndërsa më pas e kaloi boshnjakun Haris Sujkoviq.
Në luftën e tretë Nishevci u mposht 7:1 nga italiani Simone Marino. Në repesazh karateisti prishtinas mposhti Filipe Reisin e Portugalisë dhe tani të dielën për bronz do të luftojë me Shahin Atamovin e Azerbajxhanit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.