Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karaqi mbyll pjesëmarrjen e Kosovës në Minsk, pret medalje

Alvin Karaqi do t'i japë fund paraqitjes së Kosovës në Lojërat e dyta Evropiane, që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Karateisti Karaqi garon në kategorinë deri 84 kilogramë, ndërsa shpresat janë që ai mund të fitojë medalje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me gjithë shpresat, shorti nuk e favorizon shumë karateistin prishtinas.

Garat e karatesë fillojnë të shtunën, kur edhe garon Karaqi. E shtuna është dita e parafundit e lojërave evropiane “Minsk 2019”. 11 sportistët e tjerë të Kosovës tashmë kanë përfunduar garën e tyre, përfshirë edhe Distria Krasniqin që nuk garoi fare.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)