Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karaqi kthehet në Lojërat ku për tre sekonda i iku medalja

Alvin Karaqi ishte vetëm tre sekonda larg medaljes në edicionin e parë të Lojërave Evropiane "Baku 2015". Karateisti Karaqi kthehet në skenën e Lojërave Evropiane më 29 qershor, me përvojë dukshëm më të madhe, por edhe me shpresë për sukses.

Lojërat Evropiane nisin të premten (nesër) në Minsk të Bjellorusisë, ndërsa Karaqi do të jetë i fundit prej sportistëve kosovarë që do të garojë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai do të garojë në ditën e parafundit të ngjarjes shumësportëshe kontinentale. Është ky edicioni i dytë i Lojërave Evropiane në të cilën Kosova merr pjesë me 12 sportistë, që është numër dukshëm më i vogël se ai i edicionit të parë, shkruan sot Koha Ditore.

Në Baku, Nora Gjakova kishte fituar medalje të bronztë në xhudo, ndërsa Karaqi kishte pasur rezultatin e dytë më të mirë.

Kishte garuar në kategorinë deri 84 kilogramë dhe në fazën grupore kishte shkëlqyer duke fituar të tri luftërat. Në gjysmëfinale kishte pësuar 6:1 nga azerbajxhanasi Aykhan Mamyev, ndërsa në luftë për vend të tretë e mposhti turku Ugur Aktash....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)