Karateisti kosovar Alvin Karaqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Universiteteve, që po mbahet në Coimbra të Portugalisë.
Karaqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 84 kilogramë.
Ky turne u mbajt nën patronazhin e Federatës Evropiane të Karatesë.