Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Historike, Karaqi në finale të Lojërave Evropiane

Alvin Karaqi vazhdon të shkruajë histori. Karateisti kosovar është kualifikuar në finale të Lojërave Evropiane.

Ai po garon në kategorinë deri 84 kg, ndërsa e përfaqëson Shqipërinë.

Karaqi në gjysmëfinale e mposhti italianin Michele Martina me rezultat 3:2.

Në finale, Karaqi do të përballet me holandezin Brian Timmermans.

Për Shqipërinë është medalja e parë në histori në Lojërat Evropiane.

Artikuj të ngjashëm