Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E detyruan të largohet nga Kosova, tani Federata kosovare e uron Alvin Karaqin

Alvin Karaqi ishte detyruar të largohej nga Kosova për te Shqipëria. Karateisti prishtinas të premten fitoi medalje të artë në Lojërat Evropiane. Është medalja e parë në Lojërat Evropiane për Shqipërinë.

Ai kishte treguar se është larguar nga Kosova për te Shqipëria për shkak të trajtimit jo të duhur nga Federata e Karatesë e Kosovës.

Por pas suksesit në Poloni, Karaqin e ka uruar edhe Federata e Karatesë e Kosovës.

“Të lumtë Alvin Karaqi. Nderove kombin, shtetet tona, karatenë mbarëshqiptare, klubin, trajnerët, kolegët sportistë, familjen e më e vlefshmja është kurorëzimi për të cilin punove me dekada”, shkruan në postimin e FKK-së në “Facebook”.

Postimi është firmosur nga Avni Gashi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës. Ai nuk ishte në krye të federatës kur Karaqi ishte larguar nga Kosova.