Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karaqi fiton medalje të bronztë

Karateisti Alvin Karaqi ka fituar medalje të bronztë në garën e nivelit Premier League, që u mbajt në fundjavë në Rabat të Marokut.

Garat Premier janë të nivelit më të lartë në sportin e karatesë. Në luftë për medalje të bronztë, të dielën, Karaqi e mposhti një garues ukrainas, transmeton Koha Ditore.

Karaqi është duke u kthyer në nivelin më të lartë pas një lëndimi që e mbajti jashtë garave për një kohë.

Artikuj të ngjashëm