Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karabeci nënshkruan me Prishtinën

Mesfushori i Teutës, Erando Karabeci, është transferimi më i ri i Prishtinës.

Karabeci ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm që udhëhoqi Teutën drejt titullit kampion sezonin e shkuar në Kategorinë Superiore.

Detaje të tjera nga marrëveshja nuk janë bërë të ditura.

“Po ndihem mjaft mirë , kam gjetë një ambient të ngrohtë, fal klubit, stafit dhe bashkëlojtarëve. Pritshmëritë me klubin, dihen që objektiv është vetëm titulli, pasi Prishtina është skuadër që gjithmonë lufton vetëm për këtë objektiv, kurse pritshmëritë personale janë të jap maksimumin tim në çdo ndeshje për të arritur këtë objektiv tradicional dhe të përhershëm të klubit. Për Plisat, kam njohuri që janë tifozët më të zjarrtë në vend dhe sigurisht prezenca e tyre është një mbështetje shumë e madhe për ne, shpresoj të jenë sa më të shumtë në stadiumet e Superligës së Kosovës”, ka thënë ai.

Karabeci ishte edhe pjesë e kombëtares shqiptare në kategoritë U19, U21 si dhe në atë seniore.

Artikuj të ngjashëm