Dëshira e madhe që kishte për të luajtur futboll profesional ka vite që i është kthyer në hobi, njërit ndër talenteve më të mëdhenj që kishte Kosova vite më parë.
Është fjala për Bardhyl Kaqiun, i cili ka shtatë vjet që është larguar nga Prishtina në drejtim të Malmos në Suedi, shkruan sot Koha Ditore.
Ëndrrën që nuk e arriti, shpreson t'ua realizojë futbollistëve të tjerë të talentuar që ka Kosova.
Në Suedi, Kaqiu ka nisur të merret me zejen e menaxherit.
"Futboll luaj sa për një pagë të vogël. Lojën e futbollit e kam vetëm hobi. Kam filluar të merrem me punët e menaxherit. Jam duke punuar edhe me shitblerje të pjesëve elektronike", tregon Kaqiu, që po qëndron në Kosovë për pushime.
"Mund të luaj pa problem, sidomos në Superligën e Kosovës. Jam i bindur 100 për qind, por nuk kam kohë të merrem më me futboll. Kam jetë tjetër tash, me të cilën jam i kënaqur. Planet i kam të mëdha si menaxher", është shprehur Kaqiu.
Ai është i bindur se në punën e menaxherit do të ketë sukses...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)