Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Behar Maliqi i jep fund karrierës si futbollist

Behar Maliqi

Pas dy dekadash në fushat e blerta, Behar Maliqi ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist. Këtë e ka bërë të ditur 37-vjeçari të premten, përmes postimit në rrjetet sociale.

Maliqi është shquar si mesfushor, ndërsa gjatë ka luajtur me sukses në nivelin më të lartë të futbollit kosovar.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t'i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoje vendin tim”, ka shkruar Maliqi.

Në kulm të karrierës, Maliqi ishte te Prishtina ndërsa luajti edhe për Feronikelin, Llapin, Malishevën, Partizanin e Tiranës, Fushë Kosovën, KEK-un e Aeroportin.