Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni ikonik i Kosovës i jep fund karrierës

Një prej lojtarëve të rëndësishëm në historinë e përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka vendosur t’i japë fund karrierës.

Rashkaj këtë e ka bërë të ditur të martën përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ishte kapiten i Kosovës në vitet e pranimit ndërkombëtar.

Ish-mesfushori ka njoftuar se po nis karrierë si trajner.

“Pas 16 viteve fantastike si lojtar profesiona, ka ardhur koha që të fillojë karrierë të re, atë të trajnerit. Jam i lumtur që atë rrugëtim e filloj pikërisht në Akademinë e Halmstadit. Prej kësaj akademie dola si lojtar profesional. Falënderoj Allahun për këtë rrugëtim fantastik për 16 vjet me radhë. I falënderoj po ashtu gjithë lojtarët me të cilët kam bashkëpunuar”, ka shkruar Rashkaj.