Kapiteni i Kosovës në hendboll, Valon Dedaj, i ka shënuar plot 14 gola në një ndeshje të Superligës së Zvicrës.
Të shtunën mbrëma, Dedaj udhëhoqi skuadrën Kreuzlingen drejt fitore 30:27 ndaj Wacker Thunit. Dedaj i shënoi gati gjysmën e golave të skuadrës së tij. Realizoi tri penallti dhe 11 gola nga loja. Shifrën prej 14 golave e shënoi nga 20 tentime.
Te Kreuzlingeni janë edhe disa hendbollistë shqiptarë. Drenit Tahirukaj i kishte tri gola nga pesë tentime. Tri gola nga tri tentime i kishte Lionel Mirdita. Dy gola nga dy tentime i shënoi Bujar Ramosaj, ndërsa dy gola nga tri tentime i kishte Drilon Tahirukaj.
Portieri Haris Berisha nuk kishte hapësirë të madhe. E realizoi vetëm një pritje.
Kreuzlingeni shënoi fitoren e katërt. Me dhjetë pikë renditet në pozitën e parafundit, përkatësisht të nëntë. Ka edhe dy barazime e dhjetë disfata.