Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni besnik i Bashkimit

Për afro dy dekada Bashkimi i Prizrenit është prej skuadrave kryesore të basketbollit në vend. Për mbi një dekadë pjesë e kësaj skuadre është Qëndrim Biraj. Biraj, prej vitesh kapiten i skuadrës, mund të flasë më së miri për ngarkesën që ka sjellë periudha e gjatë pa trofe.

Fundori prizrenas pranon se ishte i vështirë dhe shumë frustrues fakti që Bashkimi për vite rresht ishte në plejof e në turne final të Kupës, por assesi nuk ia dilte të fitonte trofe, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi, që është prej skuadrave më të vjetra në vend, e kishte fituar Kupën në vitin 2001, ndërsa pritjes së gjatë të prizrenasve i erdhi fundi javën e kaluar. Bashkimi e fitoi titullin e kampionit të Kosovës në basketboll duke e mposhtur Sigal Prishtinën me 3:1 në ndeshje, në serinë finale të plejofit. Më në fund Biraj e pati rastin të ngrinte lart një trofe. Pos tij, lojtarëve, trajnerëve e drejtuesve të Bashkimit, festuan gjatë edhe mbi 3000 tifozë që kishin mbushur palestrën në Prizren në ndeshjen e fundit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)