Tabitha Peterson po e lufton një “lëndim” të pazakontë që mund t’i shkaktojë probleme, ndërsa po mundohet ta udhëheqë ekipin amerikan të karlingut drejt zonës së medaljeve në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Kapitenia amerikane po e humb zërin e saj dhe ky nuk është fare problem i vogël. Ajo ka një detyrë shumë të rëndësishme në ekip. Detyra e Petersonit është të bërtasë për t’u dhënë instruksione bashkëlojtarëve që gjenden në skajin tjetër të fushës së akullt apo 44.5 metra larg.
“Më vjen keq, por unë jam përcjellësja e saj”, tha Tara Peterson, motra dhe bashkëlojtarja e kapitenes amerikane, që u foli reporterëve. “Unë flas në vend të saj, sepse i duhet ta ruajë zërin”.
Përveç që hedh gurin e fundit dhe më të rëndësishëm në lojën e karlingut, Tabitha është gjithashtu kapitene e ekipit që përbëhet prej katër lojtarësh dhe ka fjalën e fundit për të gjitha vendimet strategjike. Në mënyrë tipike kapitenët qëndrojnë pranë zonës së hedhjes dhe u drejtohen shokëve të tyre të skuadrës. Kështu diskutohet plani i lojës dhe bëhet thirrja për gjuajtjen e gurëve. Sapo guri të jetë në rrugën e tij, kapiteni do t’u drejtohet - shpesh me zë të lartë dhe të theksuar – “pastruesve” për të fshirë më fort akullin në një përpjekjeje për ta drejtuar gurin në cakun që synohet.
“Është shumë vështirë kur kapitenëve iu humb zëri”, tha britanikja Jennifer Dodds. “Mendoj se ky është lëndimi më i rëndë për kapitenin. E them këtë për shkak se si kapiten duhet të komunikosh me ekipin nëpërmjet zërit të lartë dhe jo nëpërmjet veprimeve me duar”.
Edhe
“ChatGPT” ndihmoi skuadrën t’u kthehet fitoreve
Trajnerët e bejsbollit përdorin një sistem të përpunuar të tërheqjes së veshëve dhe fërkimit të stomakut për të dërguar sinjale tek ekipi. Trajnerët e futbollit amerikan kanë një lidhje direkte me helmetën e qendërmbrojtësit dhe mbulojnë gojën kur flasin, nga frika që kundërshtarët kanë një specialist të leximit të buzëve në staf.
Por karlingu ka pak sekrete. Edhe kur kundërshtarët e dinë planin, ata nuk mund të bëjnë shumë veçse të presin radhën e tyre.
Zgjidhja - shumicën e kohës - është thjesht të bërtasin duke dhënë udhëzimet e tyre. Por këtë javë Tabitha Peterson po mundohet të përdorë veprimet me duar derisa guri rrëshqet drejt objektivit. Kjo për shkak se ka probleme me zërin. Tara Peterson tha se ndryshimi më i madh është se “pastruesit” duhet të shikojnë lart derisa ajo sinjalizon. Nëse kapitenia ngrit duart lart, ata duhet të fshijnë më fort.
“Tab po punon për të rikthyer zërin e saj, por ne të gjithë i dimë instruksionet e saj me duar”, tha Becca Hamilton, e cila është kapitenia e dytë e SHBA-së. “Nuk është hera e parë që ndodh kjo pasi kapitenëve shpesh u humb zëri në gara”.
Në Pekin, Tabitha Peterson tregoi për herë të parë shenja të telasheve të shtunën, kur doli përmes zonës së përzier duke mbajtur një gotë me çaj të veçantë në dorë për fytin. Zëri i saj ishte i zbehur.
Edhe
Gruaja me gjuhën më të gjatë në botë
Hamilton merrej me mediat - një tjetër nga përgjegjësitë e kapitenit - por Peterson ndaloi shkurtimisht për të deklaruar se ajo po ndihet pak më mirë. Ajo po mbante përsëri gotën me çaj të martën dhe nuk mundi të fliste më zë të lartë. Por Tabitha u drejtua për media vetëm me duar, pasi në vend të saj foli Tara.
“Është pak më mirë, por ne jemi mësuar me të, sepse ajo shpesh e humb zërin për shkak se bërtet shumë gjatë garës. Aktualisht po e përdor çajin special dhe besojmë se do të jetë gati për raundin final”, shtoi Tara.