Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, ka hedhur poshtë raportimet se ai kishte refuzuar të paraqitet në stërvitje te Tottenhami, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester City gjatë këtij afati kalimtar.
Kampioni i Anglisë po mundohet të sigurojë shërbimet e Kanet, dhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola në konferencën e mbajtur të premten pranoi interesimin për sulmuesin.
Mosparaqitja e Kanet në stërvitje te Tottenhami, ka bërë që mediumet angelze të raportojnë se sulmuesi po mundohet ta detyrojë ekipin nga Londra ta shesë të City me këto veprime.
Mirëpo, Kane nëpërmjet rrjeteve sociale për t’i demantuar të gjitha këto raportime. Madje, ai ka insistuar se do të kthehet në klub të shtunën, ashtu siç ka qenë e planifikuar prej fillimit.
“Po bëhen gati dhjetë vite prej debutimit tim te Tottenhami. Gjatë gjithë kësaj kohe, të gjithë, përfshirë edhe tifozët kanë treguar përkrahje dhe dashuri të madhe për mua. Për këtë arsye më dhemb që po i lexoj komentet që janë bërë gjatë kësaj jave, duke vënë në pikëpyetje profesionalizmin tim”, ka shkruar Kane.
“Derisa nuk dua të futem në sqarime shtesë, dua të qartësoj se unë asnjëherë në jetën time nuk kam refuzuar të stërvitem. Do të kthehem në klub të nesërmen, sipas planit. Nuk do të bëjë asgjë për të prishur marrëdhëniet që i kam me tifozët, të cilët më kanë dhënë përkrahje të madhe gjatë kohës sa jam në klub”.