Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane rikthehet nga lëndimi

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është rikthyer nga lëndimi dhe do ta fillojë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Burnleyt që zhvillohet sot.

Kapiteni i Anglisë, ishte jashtë aksionit që nga 13 janari, kur u lëndua në humbjen nga Manchester Unitedi.

Nuk pritej kthimi i tij deri në mars, por Kane që lëndoi nyjën e këmbës, duket se është shëruar më shpejt për t’u kthyer në një fazë të rëndësishme të Spursave.

Edhe pse i mungoi ekipit për më shumë se një muaj, Tottenhami ka fituar katër ndeshje pa sulmuesin kryesor, përfshirë edhe fitoren prej 3:0 në Champions ndaj Dortmundit.

Image