Kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane, beson që klubi mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Tottenham për momentin është në formë jo të mirë pasi në kampionatin anglez ka fituar vetëm tri ndeshje, ndërsa në Ligën e Kampionëve në grupin B janë në vendin e dytë.
Futbollisti anglez ka thënë se ende ka shpresa për të fituar Ligën e Kampionëve dhe beson që mund të rikthehen në formën e kërkuar, transmeton KosovaPress.
“Jemi duke vuajtur për të fituar. Të shtunën ishim 1-0, provuam të fitojmë, por pësuam në fund. Liga e Kampionëve vitin e kaluar ishte shumë mirë për ne. Jemi këtu për të fituar trofe. Nëse mund të fitojmë një trofe, do ta shohim si sukses. Jemi në pozicion të mirë”, deklaroi ai.
Tottenham sot do të jetë mysafir i Crvena Zvezda, ndeshje që fillon në ora 21:00.