Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka kërkuar prej futbollistëve të tij që të tregojnë respekt maksimal për skuadrën e Juventusit, me të cilën do të përballen në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Dueli mes Juventusit dhe Chelseat zhvillohet të mërkurën në Torino prej orës 21:00 dhe i takon Grupit H. Si Juventusi ashtu edhe Chelsea kanë startuar me fitore në Champions. Por “Zonja e Vjetër” këtë sezon ka pasur vështirësi në Serie A. Pas gjashtë xhirove të luajtura në kampionat, Juventusi zë vendin e dhjetë në tabelë me dy fitore, dy barazime dhe po aq humbje. Ndërkohë, Chelsea në Premier League zë vendin e tretë me 13 pikë, një më pak se Liverpooli që është lider.
Pavarësisht rezultateve jo të mira në Serie A, trajneri Tuchel ka thënë se ka vlerësim maksimal për Juventusin. Madje, ka shtuar se ekipin e tij e pret një përballje shumë e vështirë edhe pse Juventusi do të ketë mungesa të rëndësishme për duelin me Chelsean. Skuadra e Massimiliano Allegrit do të jetë pa dy sulmuesit kryesorë, Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratan, që u lënduan në fitoren e fundit në kampionat ndaj Sampdorias (3:2). Edhe Chelsea do të ketë mungesa. Mason Mount, Christian Pulishiq, N’Golo Kane e Reece James nuk do të luajnë. Chelsea në këtë takim futet pas humbjes kampionale që e pësoi në shtëpi nga Manchester City, që ishte disfata e parë këtë edicion.
“Juventusi është një klub aq i madh. Është e vërtetë se Juventusi ka pasur telashe këtë sezon pas startit të dobët në kampionat, por në Ligën e Kampionëve është treguar skuadër bindëse pasi triumfoi 3:0 në Malmo. Është një kundërshtar i papërshtatshëm dhe për këtë arsye duhet respektuar maksimalisht”, është shprehur Tuchel. “Ndoshta jemi favorit për shkak se jemi kampion në fuqi, por çdo skuadër që luan kundër nesh është maksimalisht e motivuar, sidomos Juventusi që gradualisht po kthehet te rezultatet pozitive. Do të jetë një ndeshje e fortë, ndonëse synimi ynë është që ta fitojmë”.
Tuchel ka pranuar se Juventusi tani është ekip shumë më i dobët pa Cristiano Ronaldon, i cili u largua javë më parë për t’u rikthyer te Manchester Unitedi.
Edhe
Tucheli pothuajse e pranon eliminimin e Chelseat nga Championsi
“Koha do të tregojë, por nuk është sekret që secili ekip në botë pa Cristianon është më i dobët për shkak se ai është ndër futbollistët më të mirë në botë. Juventusi ka humbur një kampion të madh”, pranoi Tuchel. “Por Juventusi mund t’i fitojë ndeshjet edhe pa Ronaldon dhe këtë po e dëshmon gradualisht”.
Ndërkohë, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se është shumë konfuz para duelit me Chelsean sa i përket formacionit, pasi krahas Dybalas e Moratas ka konfirmuar edhe mungesën e mesfushorit Aaron Ramsey. Në konferencën për shtyp, Allegri i ka konfirmuar vetëm tre lojtarë prej atyre që do të jenë startues për ndeshjen ndaj Chelseat: Manuel Locatellin, Alex Sandron dhe Danilon.
“Kam ide konfuze, por duhet të luajmë një ndeshje taktike, sepse Chelsea është një skuadër solide që angazhohet shumë dhe është e rrezikshme në kundërsulme. Mund të pranojmë shumë gola, por prej fillimit duhet të angazhohemi dhe të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë”, ka pranuar Allegri. “Kemi mungesa dhe formacionin ende nuk e kam caktuar, me përjashtim të tre lojtarëve që do të luajnë prej fillimit, Locatellit, Sandros dhe Danilos. Besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë, por duhet të tregohemi shumë të durueshëm dhe të njëjtën kohë të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv. Gabimi më i vogël mund të na kushtojë dhe për këtë arsye duhet të tregohemi edhe tepër të kujdesshëm”.
Allegri ka pranuar se dëshira e tij është që këtë edicion ta fitojë Ligën e Kampionëve, por ka shtuar se do të jetë një mision shumë i vështirë.
“Është ambicia ime dhe kam dëshirë, motivi ekziston. Mirëpo nuk është lehtë, sepse në këtë garë duhet të përballesh me skuadrat më të mira në Evropë, në këtë rast me kampionin në fuqi”, është shprehur Allegri.
E mërkurë
Grupi E
M. – Dynamo K. (21:00)
Edhe
Allegri kërkon kujdes maksimal ndaj Torinos
Benfica – Barcelona (21:00)
Grupi F
Atalanta – Young Boys (18:45)
Man. Utd – Villarreal (21:00)
Grupi G
Salzburg – Lille (21:00)
Wolfsburg – Sevilla (21:00)
Grupi H
Edhe
Chelsea synon që me fitore të kalojë në finale të Championsit
Zenit – Malmo (18:45)
Juventus – Chelsea (21:00)