Kampioni i Kosovës në hendboll (femrat), Ferizaj, do t’i luaj dy ndeshje evropiane në Antalya të Turqisë. Në raundin e tretë të Kupës Evropiane, që është niveli i tretë evropian, Ferizaj do të përballet me skuadrën Muratpasha Belediyesi.
Ndeshjet luhen në Antalya të shtunën dhe të dielën prej orës 13:00. KHF Ferizaj është pajtuar që dy ndeshjet t’i luaj si mysafir.
Këtë skuadrat e bëjnë kryesisht për të kursyer dhe kur janë dukshëm më të fortë se kundërshtari apo kur vlerësojnë se kanë pak gjasa për të avancuar tutje. Ka pak gjasë që për Ferizajn të vlej e para.
Ferizaj është themeluar si klub në vitin 2018, ndërsa këtë vit befasoi duke siguruar titullin e kampionit, në edicionin e parë në elitë. Tani debuton në Evropë.