Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni i Italisë fiton sërish

Kampioni i ri i Italisë, Napoli, ka shënuar tjetër fitore në elitën italiane të futbollit.

Napolitanët të dielën mbrëma fituan përballë Fiorentinas me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 34-t të elitës së futbollit italian.

Victor Osimhen, që humbi penalltinë në minutën e 48-të, e shënoi golin e vetëm në këtë ballafaqim.

Osimhen që iu gëzua golit të 23-të sezonal, shënoi nga penalltia në minutën e 74-t. Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë te kampioni.

Napoli ka 83 pikë në vendin e parë, kurse Fiorentina në pozitën e tetë ka 46 pikë.

Artikuj të ngjashëm