Kampioni i Brazilit, Flamengo, i është kthyer stërvitjeve në Rio de Janeiro të hënën, ku detyra e parë e klubit është të vlerësojë përgatitjen fizike të lojtarëve pas mbylljes nga COVID-19, shkruan agjencia Reuters.
Flamengo në një komunikatë ka thënë se do të respektohet distanca sociale gjatë stërvitjeve dhe po ashtu rregullat e higjienës. Po ashtu lojtarët dhe zyrtarët e klubit do të testohen rregullisht.
Më herët këtë muaj, klubi nga Rio de Janeiro ka njoftuar se tre lojtarë të skuadrës së parë janë testuar pozitiv me koronavirusin e ri. Ata ishin në mesin e 35 personave të klubit që rezultuan pozitiv. Masazhisti i klubit ka vdekur nga virusi në maj.
Kampionati shtetëror i Brazilit është pezulluar që nga mesi i marsit. Vetëm pak top-klube kanë ftuar lojtarët në stërvitje dhe nuk është caktuar datë për rifillimin e stinorit.
Brazili ka regjistruar 674 raste të reja me fatalitetit nga COVID-19 të hënën, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ndërsa total janë 254.220 raste të konfirmuara. Brazili e ka tejkaluar Britaninë e Madhe, duke dal në vend të tretë për nga numri i të infektuarve pas SHBA-së e Rusisë.