Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni befasohet nga Fushë Kosova

(E përditësuar - 14:49) - Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani është befasuar nga skuadra që po lufton për mbijetesë në Superligë, Fushë Kosova. Skuadra nga Suhareka pësoi disfatë 2:0 nga Fushë Kosova të mërkurën, në ndeshjen e luajtur në Lipjan.

Ndeshja Fushë Kosova – Ballkani i takoi javës së 25-të të elitës së futbollit kosovar. Dy golat e fitores për Fushë Kosovën i realizoi Alden Shkreli. Ai shënoi golin e parë në minutën e 12-të, ndërsa gol tjetër shënoi edhe në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 52-të.

Për Ballkanin është humbja e katërt nga 25 ndeshje të zhvilluara, derisa fitorja e katërt për Fushë Kosovën.

Pavarësisht disfatës, Ballkani mbetet lider me 51 pikë, një më shumë se Llapi i vendit të dytë që pësoi nga Malisheva. Fushë Kosova është në pozitën e parafundit me 19 pikë.


(Përditësuar - 14:10) - Fushë Kosova shënon edhe golin e dytë ndaj kampionit 

Fushë Kosova ka shënuar edhe golin e dytë përballë kampionit të Kosovës në futboll, Ballkanit.

Edhe golin e dytë e shënoi Alden Shrekli. Ai realizoi në minutën e 52-të për 2:0. Golin e parë e realizoi në pjesën e parë, saktësisht në minutën e 12-të.


Fushë Kosova e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kampionit të Kosovës, Ballkanit. Ndeshja po luhet në Lipjan dhe i takon xhiros së 25-të të Superligës në futboll.

Alden Shkreli shënoi për 1:0. Ai realizoi në minutën e 12-të. Në minutën e 39-të, Fushë Kosova pati tjetër rast të mirë shënimi. Por gjuajtja me kokë e Nasuf Berishës nga afërsia shkoi mbi portën e Ballkanit.

Artikuj të ngjashëm