Përfaqësuesja e Kamerunit ka barazuar në miqësoren e fundit përpara Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Të premten, Kameruni në miqësoren e luajtur të Abu Dhabi ka luajtur 1:1 kundër Panamasë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar e dyta, Kameruni kaloi në epërsi. Ishte sulmuesi i Bayern Muenchenit, Eric Maxim Choupo-Moting, ai që shënoi në minutën e 48-të. Megjithatë, Panamaja barazoi shifrat në minutën e 55-të me anë të Michael Murillos për ta vulosur rezultatin përfundimtar të takimit. Kameruni në Kupën e Botës, bën pjesë në Grupin G, së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Brazilin. Ndeshjen e parë, e luan më 24 nëntor kundër Zvicrës.
Artikuj të ngjashëm