Bledi Shkëmbi do të mbetet trajner i skuadrës së Lirisë.
Por te skuadra nga Prizreni, Shkëmbi ka pranuar të qëndrojë vetëm pasi ka marrë garanci se Bordi i klubit do t'i kryejë vetëm punët që i takojnë.
Për pjesën tjetër të punës, atë në fushën e blertë, do të pyetet vetë trajneri, shkruan Koha Ditore.
Shkëmbi të hënën drejtoi stërvitjen e Lirisë.
Shkëmbi, pas ndeshjes që Liria e fitoi të premten ndaj Ferronikelit me rezultatin 1:0, tregoi se raportet e ekipit, përkatësisht trajnerit dhe lojtarëve, nuk janë të mira me kryetarin e ri të klubit, Qemal Krasniqi dhe drejtorin e klubit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)