Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëmbi largohet nga Liria

Bledi Shkëmbi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është larguar nga posti i trajnerit të Lirisë.

Në muajin mars ai pranoi të qëndrojë te klubi nga Prizreni pasi mori garanci se bordi i klubit do të kryejë vetëm punët që i takojnë.

Shkëmbi pas ndeshjes që Liria në muajin mars e fitoi ndaj Ferronikelit, kishte treguar se raportet e ekipit, përkatësisht trajnerit dhe lojtarëve, nuk janë të mira me kryetarin e ri të klubit, Qemal Krasniqi.

Pas tejkalimit të këtyre mosmarrëveshjeve, Shkëmbi i ndihmoi Lirisë që të mbetej në Superligë, duke mbyllur sezonin në pozitën e shtatë.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar klubin për mundësinë që ia dha që të fitonte përvojë si trajner.

Image
Artikuj të ngjashëm