Liridon Kalludra ka realizuar një gol dhe ka asistuar një tjetër për Kristiansundin në fitoren që e shënoi sot në udhëtim ndaj Aalesundit me rezultatin 2:1 në xhiron e 20-të të elitës së futbollit norvegjez.
Kalludra asistoi golin e parë të Kristiansundit, ndërsa e shënoi golin e dytë në minutën e 60-të. Ai luajti 80 minuta. Nga minuta e 66-të për Kristiansundin u aktivizua Flamur Kastrati.
Kristiansund pas 20 xhirove zë vendin e gjashtë me 34 pikë.
Artikuj të ngjashëm