Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kalludra shënon gol në fitoren e Kristiansundit

Liridon Kalludra ka shënuar gol në fitoren e Kristiansundit.

Kristiansundi fitoi të dielën me rezultatin 3:1 në shtëpi kundër Sandefjordit, në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit norvegjez.

Kalludra e shënoi golin e tretë të skuadrës, dhe të parin në këtë sezon.

Mesfushori 30-vjeçar u inkuadrua në lojë në minutën e 30-të.

Pas 21 xhirove, Kristiansundi mbetet në pozitën e fundit me 13 pikë.

Sandefjordi është dy pozita më lartë me 22 pikë.