Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ka dyshime që rikthimi i Tysonit mund të jetë i suksesshëm

Rikthimi i përfolur i Mike Tysonit në ringun e boksit ka bërë njerëzit që të pyesin nëse bëhet fjalë për gjë të vërtetë apo për një vepër të radhës së publicitetit.

Legjenda Tyson (53) ka publikuar video nga stërvitjet e tij të fundit, ku shihet duke lëvizur shpejtë dhe duke dhënë goditje brutale. Këto video kanë shtuar spekulimet, ka shkruar BBC.

“Forca e tij është e një niveli tjetër”, ka thënë trajneri Rafael Cordeiro. Ai mbanë dorezat e boksit për stërvitje, të cilat i godet Tysoni në videon e fundit.

“Nuk kam pritur të shoh atë që kam parë. Kam parë një djalosh me shpejtësi të njëjtë, me forcë të njëjtë të një 21 apo 22-vjeçari”.

Ish-kampioni amerikan së fundi ka boksuar më 11 qershor të vitit 2005, kur pësoi nga Kevin McBride.

Edhe Tysoni në gjendje jo të mirë shëndetësore Sport Tysoni në gjendje jo të mirë shëndetësore

“Ndoshta ka qindra burra që boksojnë përreth në kategorinë e rëndë dhe që do ta mposhtnin lehtë Tysonin tani”, ka thënë Steve Bunce, analist i boksit.

“Kjo është e vërteta. Në qoftë se ai nuk përballet me një 53-vjeçar tjetër, ku të dy do të ecnin në ring, rikthimi i tij pas një minute do të jetë i tmerrshëm”.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për boks dhe duhet të merret me seriozitet.

“Mund të kenë kaluar 20 vjet prej kur Tyson është larguar nga palestra. Duket sensacionale kur ai humbet peshë dhe ka përballë personin që e bënë të duket mirë duke goditur dorezat. Mund t’iu siguroj që brenda 30 sekondave në një betejë të vërtetë, me një boksier të vërtetë, pavarësisht se kush është në këndin tjetër, Tyson prapë do të duket si 53-vjeçar”, ka shtuar Bunce.

Edhe Tysoni synon rikthim në meçin e dytë në moshën 55-vjeçare Sport Tysoni synon rikthim në meçin e dytë në moshën 55-vjeçare

Është përmendur mundësia e zhvillimit të një meçi të Tysonit me Evander Holyfieldin, për të mbledhur fonde për bamirësi.

Tyson mbahet në mend si kampioni më i ri i botës në kategorinë e rëndë. Por po ashtu për shumë skandale jashtë ringut.