Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi zyrtarizon mbrojtësin Gatti

Skuadra e Juventusit ka zyrtarizuar qendërmbrojtësin Federico Gatti. Në njoftimin e klubit, thuhet se Gatti është transferuar nga Frosinone por do të mbetet te ekipi që bën gara në Serie B deri në fund të këtij edicioni i huazuar.

Gatti 23-vjeçar me Juventusin ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 kurse për kartonin e tij, mediumet kanë shkruar se ekipi nga Torino ka paguar dhjetë milionë euro. Gati është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie B dhe është kërkuar me ngulm edhe nga skuadrat tjera të Serie A, por në fund Juventusi e fitoi garën për shërbimet e tij.

Këtë sezon, Gatti ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në 18 paraqitje me fanellën e Frosinones në kategorinë e dytë të futbollit italian.