Juventusi i është bashkuar Liverpoolit në garën për transferimin e anësorit të Sporting Lisbonës, Gelson Martins.
22-vjeçari, i cili është lidhur edhe me Arsenalin gjatë verës, thuhet se ka një klauzolë prej 60 milionë eurove në kontratën e tij.
Gazeta portugeze “A Bola” raporton se klubi anglez me të mësuar këtë klauzolë është tërhequr nga gara, por mund të rikthehet gjatë janarit.
Juventusi ka hyrë në garë për yllin e Sportingut pasi mahniti me lojën e treguar kundër kampionit italian në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe pritet të bëjë ofertë gjatë Vitit të Ri.