Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pritet t’i transferojë Rudigerin e Jorginhon

Te Juventusi besojnë se janë shumë afër ta mbyllin marrëveshjen për dyshen e Chelseat, Antonio Rudiger dhe Jorginho. “Bianconerët” po përgatiten prej tash të bëjnë një skuadër konkurruese për sezonin tjetër. Italianët synojnë të përfitojnë nga situata që është krijuar te Chelsea pas sanksioneve që i janë dhënë Roman Abramovichit.

“La Gazzetta dello Sport”, beson se Rudiger tashmë ka pranuar t’i bashkohet Juventusit si futbollist i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Chelsean. Ai pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, me 6.5 milionë euro përfitime në sezon.

Kontrata e Jorginhos skadon në vitin 2023, por edhe ai pritet të nënshkruajë kontratë të njëjtë si qendërmbrojtësi Rudiger.

Artikuj të ngjashëm