Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pret oferta për Arthurin

Arthur Melo do të largohet nga Juventusi. Mesfushori brazilian nuk ka arritur të gjej vetën te skuadra italiane.

Trajneri Massimiliano Allegri nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit. 25-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje në Serie A, duke hyrë nga banka rezervë. Interesim për brazilianin kanë shprehur skuadra nga Premier League.

Juventusi raportohet se është i gatshëm ta shes lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit. Arsenali dhe Newcastel Unitedi janë në garë për shërbimet e tij. Arthur ka kontratë deri në vitin 2025 me Juventusin.