Skuadra e Juventusit po e përcjellë lojtarin e ri te Nices, Khephren Thuram ka shkruar “Tuttosport” të hënën.
Bëhet e ditur se skautët e Juventusit e kanë përcjell Thuramin në ndeshjen e fundit të Nices dhe kanë dhënë raport pozitiv për paraqitjen e tij. Mesfushori 21-vjeçar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025 dhe këtë sezon në Ligue 1 ka shënuar tri gola e ka bërë dy asistime në 33 paraqitje.
Ai është pjesë e Nices prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Monaco dhe kartoni i tij, vlerësohet rreth 15 milionë euro. Kephren është i biri i Lillian Thuramit, ish-futbollistit të Juventusit.
Artikuj të ngjashëm