Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Molinas

Juventusi po interesohet për mbrojtësin e krahut, argjentinasin Nahuel Molina. “Tuttosport” bën të ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar Udinesen në lidhje me 24-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë në verë.

Molina luan në dy krahët e mbrojtjes dhe është ndër lojtarët më të vlerësuar në Serie A. Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.

Molina këtë sezon ka shënuar shtatë gola e ka bërë tri asistime në të gjitha garat për Udinesen, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020. Ai ka edhe 15 paraqitje për Argjentinën.