Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Marquinhos

Foto: Reuters

Kampioni i Italisë, Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e PSG-s, brazilianin Marquinhos.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport", përcjell sot Koha Ditore.

Mësohet se braziliani te Juventusi shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv. 25-vjeçari, tashmë është kontaktuar nga ekipi italian që i ka ofruar kontratë pesëvjeçare, me një pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh.

Gjithashtu, Juventusi është i gatshëm të paguajë edhe 65 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij gjatë kësaj vere.

Marquinhos është pjesë e ekipit francez prej vitit 2013 dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Ai në edicionin e fundit ka regjistruar 43 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar katër gola. Ka edhe 30 ndeshje me Brazilin kurse karrierë ka bërë edhe te Roma e Corinthiansi.