Juventusi ka rikthyer interesimin për mesfushorin Isco.
Drejtuesit e klubit italian janë duke e monitoruar situatën e spanjollit te Real Madridi, transmeton KTV.
E ardhmja e Iscos te madrilenët mbetet e paqartë, me drejtuesit e klubit që po e mendojnë shitjen e yllit të skuadrës.
Real Madridi, për ta lënë të lirë lojtarin, kërkon të paktën 80 milionë euro.