Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pa produktivitet në sulm

Problemi më i madh i Juventusit këtë edicion po del të jetë reparti i sulmit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të enjten se drejtuesit e klubit po i shqetëson shumë mosproduktiviteti i sulmuesve pas startit të dobët që ka pasur ekipi.

Vetëm Cremonese, Lecce, Verona, Monza e Spezia, janë ekipet që kanë pasur më pak gjuajtje në portë se Juventusi këtë edicion në Serie A.

“Zonja e Vjetër” ka shënuar në total nëntë gola në shtatë xhiro të luajtura. Sulmuesi kryesor i Juventusit, Dushan Vllahoviq ka vetëm katër gola në gjashtë ndeshje kampionale.

Aktualisht, Juventusi renditet i teti në tabelë me dhjetë pikë të grumbulluara deri më tani.