Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pa Danilon për tetë javë

Danilo

Skuadra e Juventusit do të jetë pa mbrojtësin Danilo për tetë javë për shkak të lëndimit.

Në njoftimin e ekipit italian thuhet se Danilo e ka dëmtuar muskulin e këmbës në ndeshjen e fundit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri vitin e ardhshëm.

Braziliani u lëndua në fitoren e Juventusit 2:0 ndaj Lazios të shtunën e shkuar duke u zëvendësuar në minutën e 15-të.

30-vjeçari këtë sezon ka 14 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Manchester City dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm