Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron 30 milionë euro për mbrojtësin e Portos

Juventusi ka bërë ofertë prej 30 milionë euro për mbrojtësin e Portos, Alex Telles, raporton Esporte UOL.

Mbrojtësi i krahut të majtë Alex Sandro është lidhur me një largim nga “Zonja e Vjetër”, dhe tashmë kampioni italian raportohet se ka gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton Koha.net.

Raportohet se për shërbimet e tij Telles gjiganti portugez kërkon 40 milionë euro.

Telles bëri 20 asistime në sezonin e kaluar për ta ndihmuar ekipin që të ndërprejë dominimin në ligën portugeze.