Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nuk do ta blejë kartonin e Moratas

Juventusi ka vendosur të mos e blejë kartonin e sulmuesi Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll do të rikthehet tek Atletico Madridi në fund të sezonit.

Morata do të mbetet deri në qershor të këtij viti te skuadra italiane.

29-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Chelsean dhe Real Madridin.