Juventusi ka nisur negociatat me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.
Sipas “AS”, drejtuesit e klubit francez po synojnë ta shesin gjatë kësaj vere brazilianin për t’i balancuar financat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesit e Neymarit tashmë janë takuar me Juventusin për të diskutuar mundësinë e kalimit të tij në Serie A.
Megjithatë, është raportuar se “Zonja e Vjetër” nuk do të jetë në gjendje të përballojë pagën që ka Neymar në PSG. Drejtuesit e Juves vlerësojnë se transferimi mund të realizohet në rast se Neymar pranon pagë më të vogël sesa e ka aktualisht te PSG-ja.